E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabitja e bankës, 2 në pranga, 1 në kërkim

DURRES- Nuk kanë kaluar 24 orë nga grabitja e filialit të bankës në "Rrugën Tregtare” të Durrësit, kur policia ka vënë në pranga dy nga autorët e saj, ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.

Operacioni i policisë së qytetit bregdetar në bashkëpunim me policinë e Tiranës ka vënë në pranga Romeo Dopellin, 24 vjec dhe Daso Jaupllari 41 vjec, banues në Tiranë. Personi i tretë i shpallur në kërkim është 37 vjecari me inicialet A. E me banim në Durrës. Policia informon se nga kontrolli në banesa i është gjetur dhe sasia e Nga kontrolli në banesa policia ka sekuestruar dhe një sasi parash, pjesë e asaj që është grabitur në filialin e bankës. Janë sekuestruar dhe dy pistoleta dhe mjeti tip ford festa.

Grabitja u shënua rreth orës 09:10, në "Rrugën Tregtare". Dy djem të moshës 25- 30 vjec kanë hyrë në filialin e banke si klientë dhe në momentin kur kanë mbërritur pranë arkës kanë kërcënuar me armë punonjësen e bankës. Si provë materiale policia sekuestroi dhe videot e kamerave të sigurisë të cilat kishin arritur të regjistronin imazhet e vjedhjes.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›