Sherr mes të rinjve, të plagosur në Mamurras

Ka përfunduar me persona të plagosur, përplasja me armë mes të rinjve në qender te Mamurrasit.
Sipas të dhënave të fundit të policisë mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë.
Si pasojë e këtij sherri banal ka patur dhe të plagosur ndërsa ende nuk dihet numri dhe indetiteti i tyre, kjo për shkaqe të hetimit të çështjes.
Tashmë forca të shumta policise ndodhen në vëndgjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.