E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet ne Greqi do te pajisen me lejet e qendrimit si karta elektronike

Emigrantet e huaj ne Greqi do te pajisen me lejet e qendrimit ne formen e kartave elektronike. Aplikimet pritet te nisin ne muajin maj te ketij  viti dhe sipas shtypit grek do te lehtesojne praktikat e  legalizimit te emigranteve. Nderkaq megjithe angazhimin e Ministrise se Brendshme shqiptare ende ne selite konsullore ne Greqi nuk ka nisur leshimi i pasaportave biometrike per emigrantet shqiptare.

Autoritetet greke njoftuan se do te fillojne  prej Majit te ketij viti procesin e pajisjes  me lejet e qendrimit ne formen e kartave elektronike te emigranteve te huaj  pjesen me te madhe te te cileve e perbejne ne Greqi ata nga Shqiperia.  Ministri i Brendshem grek  Janis Raguzis ka firmosur vendimin i cili merret ne kuader te nje pakete masash te qeverise greke per te plotesuar standartet e Bashkimit Europian ne trajtimin e emigranteve.

Te dhena te shtypit grek pohojne se leja e qendrimit ne forme elektronike pritet tu kushtoje emigranteve 165 Euro nga 150 euro qe u kushton sot. Ministria e Brendshme greke pritet te hape disa dhjetera pika  per  kete proces ne mbare Greqine  por vecanerisht ne zonat me numrin me te madh te emigranteve. Procesi pritet ti ndihmoje emigrantet vecanerisht shqiptare  te cilet gjate gjithe ketyre viteve kane gjetur mjaft pengesa ne marrjen e lejeve te qendrimit apo riperteritjen e  tyre.

Vonesat dhe veshtiresite vazhdojne te krijojne per nje pjese te madhe te tyre probleme ne levizjen  e lire ne kufijte mes te dy vendeve. Pajisja e  emigranteve me lejeqendrimin ne forme elektronike pritet te lehtesoje edhe mjaft sherbime per emigrantet. Autoritetet greke kane paralajmeruar se do te lehtesojne praktikat dhe  dokumentet e aplikimit.  Nderkaq ne selite konsullore shqiptare ne Greqi ndonese jane bere pergatitjet ende nuk ka nisur leshimi i pasaportave biometrike shqiptare per emigrantet qe punojne dhe jetojne ne Greqi.

Ministri i Brendshem shqiptar Lulezim Basha kishte deklaruar pak dite me pare se Kompania koncesionare qe  eshte kontraktuar per kete sherbim duhet te fillonte aktivitetin per tu ardhur  ne ndihme emigranteve ne selite konsullore ne Athine dhe ne Selanik. Vleresohet se nje numer i madh emigrantesh shqiptare nuk jane pajisur ende me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike per shkak te veshtiresive ne levizjen ne kufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›