Zgjedhjet e 11 majit, OSBE dhe KQZ nisin programin për certifikimin e trajnerëve

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisën programin e trajnimit për certifikimin e trajnerëve për zgjedhjet e 11 majit.
Ky proces është një hap kyç në përgatitjen e administratës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Përgjatë dy muajve, 80 trajnerë, të zgjedhur përmes një thirrjeje të hapur dhe testimeve nga KQZ-ja, do të pajisen me njohuri dhe aftësi për të mbështetur të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.
Trajnimi synon të rrisë cilësinë dhe profesionalizmin e administratës zgjedhore, si edhe të ndihmojë në krijimin e një trupe të formuar e të qëndrueshme që të kontribuojë edhe përtej periudhave zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së e mbështet këtë nismë në kuadër të projektit të saj “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia. /j.p/
1 nga 16