E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton rezultatin për bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton rezultatin për bashkinë e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjatë një mbledhjeje të ditës së sotme, KQZ ka zyrtarizuar rezultatet e dala nga vota për kryebashkiak, këtë herë për Tiranën dhe Durrësin.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka certifikuar fitoren e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës dhe Emirjana Sako për Bashkinë e Durrësit.

Veliaj arriti të siguronte në këto zgjedhje 158856 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin me 100425 vota. Surprizë në këto zgjedhje ishte Arlind Qorri i cili siguroi 13851 vota më shumë se kandidati Roland Bejo i Partisë Demokratike.

Kandidatja e PS në Durrës, Emiriana Sako siguroi 48512 në garë përballë kandiadatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Rendi i ditës:

  1. Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
  2. Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›