Zgjedhjet në Greqi, qytetarët votojnë për qeverinë e re, në garë për mandatin e deputetit dhe 7 shqiptarë
Sot në Greqi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku me mijëra qytetarë u janë derejtuar kutive të votimit.
Nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes zgjedhësit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Procedura mund të zgjatet nëse përfaqësuesi gjyqësor konstaton se ka ende qytetarë që presin të votojnë në një qendër votimi.
Në këtë garë do të marrin pjesë dhe shtatë emigrantë shqiptarë. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika garojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.
Ndërsa tre të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari kandidojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.
Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar, janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe që janë përfshirë në jetën politike greke.
Mbetet për të parë nëse shqiptarët do të munden do të fitojnë karrige në parlamentin grek, për t’u bërë kështu edhe zëri i shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
