E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 2009, ODIHR vlerësoi Policinë e Shtetit

Në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it gjeti rastin të vlerësojë punën e Policisë së Shtetit. Në një letër dërguar nga Trevor Harvey, ekspert i sigurisë pranë OSBE/ODIHR, për Policinë e Shtetit theksohej se “profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga policia gjatë kësaj periudhe ishte i lavdërueshëm, asnjë nga vëzhguesit afat-shkurtër dhe afat-gjatë nuk bëri ndonjë raportim të dëmshëm lidhur me aktivitetin e policisë”. Vëzhguesit konstatuan se trajnimi i policisë për zgjedhjet lidhur me detyrat e tyre përbënte një pjesë të suksesit të policisë. Kjo ishte ndër të paktat herë pas shumë procesesh zgjedhore ku policia e shtetit vlerësohej pozitivisht për rolin e saj gjatë fushatës dhe ditës së votimit. Kodi Zgjedhor përmban të saktësuara të gjitha kompetencat dhe rastet kur ndërhyn Policia e Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe distancën nga qendrat e votimit dhe grupet e numërimit të votave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›