Zgjedhjet e 3 nëntorit të pa-pranueshme për serbët e veriut

Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvendi i Përkohshëm i Kosovës të cilën serbët e kanë krijuar megjithë kundërshtimin e Beogradit zyrtar, kanë vendosur që zgjedhjet lokale të Kosovës janë të pa pranueshme, sepse siç thuhet janë “në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe rezolutën 1244”
Në vendimin që është arritur njëzëri, thuhet se "zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë emëruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga janë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës", diçka që për ata është e papranueshme.
Në konkluzionet e miratuara njëzëri, njofton B92, deputetë kanë thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë të cilat i ka shpallur për 3 nëntor kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye janë të papranueshme për “kuvendin i përkohshëm KAKM-së”.
Pjesëmarrësit janë ankuar në mosshqyrtimin e ankesës së tyre në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë për Marrëveshjen e Brukselit dhe kanë kërkuar deklarimin sa më sh të shpejtë sja për të./Indeksonline/