E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankesat ne zgjedhje GjataTe jene kompetence e gjykates

Me ankimimet për zgjedhjet duhet të merret vetëm gjykata, duke ia hequr plotësisht këtë kompetencë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo do të garantonte një proces më të rregullt zgjedhor, por edhe do të shmangte linçimin politik të KQZ-së. Në një kohë kur palët lakojnë dendur tryezën për reformën zgjedhore, ish-kreu i këtij komisioni, Çlirim Gjata shprehet kundër idesë së hedhur për një KQZ të drejtuar nga gjyqtarë.

“Nëqoftëse Komisionit i heqim procesin ankimor i cili e kthen në një kuazi gjykatë, absolutisht askush nuk ka pse merret dhe nuk do të merret me komisionin. Nuk ke pse e trajton një organ administrativ si një kuazi gjykatë. Jepja direkt gjykatave”- tha Gjata.

Por si do të funksiononte ankimi direkt në duart e gjyqtarëve. Gjata ka edhe një formulë për këtë: “Kjo mund të organizohet ose me nje kolegj zgjedhor, ose me  gjashtë kolegje zgjedhore për gjashtë apele që përfaqësojnë 12 qarqe. Pra, një kolegj zgjedhor për dy qarqe dhe madje mbarojnë më shpejt se një për tërë Shqipërinë. Komisionit i ngelen pastaj vetëm detyrat e hamallëkut, përgatitja e bazës materiale, trajnimi i komisionerëve, ngritja e komisioneve, shpërndarja e bazës materiale nëpër komisione, organizimi i ditës së zgjedhjeve, të gjitha”.

Ideja e hedhur që në 2005-sën u risoll nga juristët në skenën politike, si një ndër variantet për të ndërhyrë në kod. Një ditë më parë ekspertët e Komisionit të Venecias e quajtën urgjente nevojën e uljes së palëve në një tryezë për reformën zgjedhore.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›