E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratorium per plehrat Klosi 10 vjet ndalim i importit

Jo vetem referendum, por edhe moratorium 10- vjeçar per ndalimin e importit te plehrave nga jashte per perpunim ne vendin tone.  Partia Socialiste i shton edhe kete propozim, qendrimit te saj kundeshtues te ligjit te shumedebatuar te importit te mbetjeve ne vendin tone. Per AS, i mandatuari i socialisteve per organizimin e procedurave per referendumin, Blendi Klosi thote se Shqiperia nuk I ka kapacitetet per perpunimin e mbetjeve te importuara, duke u kthyer ne nje veprimtari tejet te rrezikshme per ambjentin dhe shendetin e qytetareve.

“Jemi gati për një referendum mbarëpopullor, pra për një opinion të gjithë opinionit publik që Shqipëria e paaftë për të bërë këtë procedurë në këtë moment. Të ketë një periudhë moratorium mbase dhjetë vjeçar kur ky importim I plehrave të mos ndodhë”- tha Klosi.

Kush jane rruget qe kushtetuta parashikon per thirrjen nje referendumi popullor? E para permes mbledhjes se 84 votave ne kuvend, qe PS nuk i ka, dhe e dyta ajo e mbledhjes se 50 mije firmave te qytetareve, procedure qe gjithsesi kalon përmes vendimarrja e KQZ.

A ka besim PS te vendimarrja e KQZ Klosi thote: “Kjo nuk do të na ndalë ne që të mendojmë se nuk do ta pranojë Ristani apo nuk do ta pranojë Saliu. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi qytetarëve shqiptarë”.
Klosi nuk e perjashton mundesine e ankimimit te ligjit edhe ne kushtetuese, por shton se kjo ceshtje prek drejtperdrejte qytetaret dhe beteja do te fitohet permes tyre shprehet ai.

“Këto janë të gjitha hallka ligjore që janë shumë të rëndësishme në betejën tonë. Në këtë moment kur kemi kaq luftë të madhe për pavarësinë e institucioneve, mendoj se beteja duhet të bëhet me qytetarin”- tha Klosi.

I mandatuari i selise roze per referendumin, thote se kane nisur takimet me shoqerine civile per aksionin e perbashket te kundeshtimit qytetar te importit dhe perpunimit te plerave ne territorin shqiptar, ligj i cili u miratua nga kuvendi por nuk u dekretua nga presidenti I republikes.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›