E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit, KQZ vendos sot për rezultatin përfundimtar

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
 

Megjithëse bëhet fjalë për një vendim formal për të certifikuar një pjesë të mirë të njësive vendore, palët pritet të mbajnë qëndrime të ndryshme për disa zona të nxehta siç është edhe Bashkia e Tiranës.
 

Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të testojë edhe një herë konsensusin politik mes shumicës dhe pakicës në vend, pasi certifikimi i zgjedhjeve vendore kërkon 5 vota të cilat mazhoranca ku i ka në komision.
 

Nëse përfaqësuesit e opozitës do të votojnë kundër atëherë çështja shkon edhe një herë në Kolegjin Zgjedhor, ku ky i fundit në mënyrë krejt formale do t`i duhet të marrë një vendim për ta shpallur ai rezultatin final.
 

Ndërkohë nga ana praktike mosmiratimi i këtij vendimi nuk merr asnjë rëndësi pasi të gjithë krerët e bashkive dhe komunave kanë nisur prej kohësh detyrën e tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›