E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit OSBE asistence grave kandidate

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri,në kuadër të zgjedhjeve lokale të 8 Majit,ka ndërmarë një nismë të re për asistencën ndaj grave që do të kandidojnë për drejtimin e njësive vendore apo të këshillave komunalë e bashkiakë.Për zgjedhjet e ardhshme parashikohet që në listë një në tre emra ttë jetë grua, formë që pritet të shmangë uljen artificiale të prezencës së grave në këto lista.

"Qëllimi im kryesor është që të kemi sa më shumë gra anëtare të këshillave komunalë dhe bashkiakë, e aq më mirë të kemi gra në krye të bashkive", tha Alenka Verbole, Përfaqësuese e OSBE.

"Përcaktimi ligjor është që një ndër tre emra me rradhë në listë ti përkasë secilës gjini. Pra, është një mënyrë me saktë përcaktimi duke shmangur ato hiletë e vogla që mund të përdorë partia duke i vënë gratë në fund të listës thjesht për të plotësuar përqindjen e kërkuar por që nuk përkthehet kjo në mandate të fituara nga gratë", thotë përfaqësuesja e KQZ.

Kodi aktual elektoral i jep 30 % hapësirë grave për të qënë aktive në politikë dhe në drejtim gjë që nuk u arrit në zgjedhjet e kaluara .Ku përfaqësimi i grave në qeverisje ishte 16%  për këtë qëllim janë ndërmarrë keto nisma nga institucionet shtetërore që merremn me cështjet e grave në themel të të cilave është zbatimi i saktë i kodit electoral.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›