E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne familjen Myrtaj Prokuroria profesionale

Kryesocialisti Rama ka qenë për ngushëllim në familjen e Faik Myrtaj, një ndër 4 demostruesve të vrarë në 21 janar. Lideri i opozitës, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nena, ka folur  për punë profesionale të prokurorisë në zbardhjen e vrasjeve gjatë demostratës para kryeministrisë.

"Së paku, ka një vullnet nga prokuroria për drejtësi. Drejtësia është një domosdoshmëri jo vetëm për ju, po për të gjithë shoqërinë. Ne jemi në dispozicion shoqërisht, shpirtërisht për cdo nevojë, dhe megjithë sa mundemi", tha Edi Rama, kreu i PS.

Nevojën për të vënë drejtësi e ka ngritur dhe babai i viktimës. "Duam që të ketë drejtësi, dhe ishalla të ketë drejtësi. Është e pafalshme të qëllosh mbi popullin. U vra kot. Ishalla të ketë drejtësi e të vihet në vend e të vihen para ligjit të gjithë ata që qëlluan", tha babai i Faik Myrtaj. Faik Myrtaj nga Cakrani i Fierit, ishte babai i dy fëmijëve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›