E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja Me 18 shkurt kunder grabitjes

Deputeti  socialist Ilir Beqja  perseriti akuzat ndaj qeverise per grabitje te pronave publike duke iu refeuar  privatizimeve te 1280  aseteve. Ai tha se me 18 shkurt, shqiptaret do te protestojne edhe per rritjen  ekstreme  te cmimeve.

"Ndërkohë që Sali Berisha kërkon të privatizojë në mënyrë korruptive 1280 prona publike, për përfitimin e tij dhe të oborrit të tij, shqiptarët sot e kanë gjithnjë më të vështirë të mbyllin muajin. Në 18 shkurt do të protesojnë 120 mijë shqiptarët që janë shtuar rradhës së të varfërve vetëm 2 vitet e fundit në një kohë kur Sali Berisha planifikon vjedhjen spektakolare të pasurisë së shqiptarëve duke plackitur 1280 prona publike", deklaroi Ilir Beqja, deputet i PS.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›