E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Donkishoter ata qe duan te marrin pushtetin me dhune

Nga katedralja Shen Luçia ne Durres gjatë rivarrimit te eshtrave Dom Nikoll Kaçorrit, një prej themeluesve të shtetit shqiptar, kreu i qeverisë, i quajti donkishotër ata që tentojnë të marrin pushtetin me dhunë. Në paralelizëm me protagonistët dhe anti protagonistët e qeverisë e parë shiptare, Berisha , premtoi harresën  historike për ata që tentuan rushtin e shtetit në 21 janar.

"Natyrisht sot sërish na del përballë ndonjë Haxhi Qamil, por këto janë don kishotër të historisë. Asgjë, vullnetin tonë, asgjë vendosmërinë tonë për të ecur drejt Europës nuk do mund ta pengojnë", tha Berisha

Eshtrat e  Dom Nikoll Kacorrit jane vendour brenda ne kishen ku ai sherbeu per shume vjet ne fillim te shekullit te 20, ne katedralen shen luçia. pas perfundimit te ceremonise kryeministri Berisha se bashku em kryetaren e kuvendit dhe deputete  kane ecur per disa minuta ne kembe pergjate rruges Tregtare duke u pershendetur me qytetare te rastesishem.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›