Xhacka Meta te mos sulmoje prokurorine
Partia Socialiste i kerkon Ilir Metes te ndale akuzat ndaj prokurorise dhe te vihet ne sherbim te drejtesise jo vetem me deklarata por me veprime konkrete. Deputetja Olta Xhacka beri pergjegjes Meten edhe per vrasjet e 21 janarit pasi gjithcka nisi nga videoja e korrupsionit, tha ajo.
"Ilir Meta ka një siklet të madh e prandaj sulmon Prokurorinë e drejtësinë. Shantazhon e kërcënon me shpresën e vagullt se kështu do mund t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor për vjedhjen me bllok në dorë që s’ka mbetur kush pa e pare tanimë. Nga njëra anë thotë se do i vihet në dispozicion drejtësisë, nga ana tjetër hedh çdo ditë vrer mbi Prokuroren e Përgjithshme. Ai është sot jo vetëm shëmbëlltyra e korrupsionit dhe vjedhjes me bllok në dorë. Mbi Ilir Metën rëndojnë sot po aq sa mbi Sali Berishën edhe jetët e humbura të 21 janarit. Ishte videoja e tij që shkaktoi atë zemërim popullor që shpërtheu në 21 janar. Dhe ishin urdhrat e shefit të tij që plagosen shqiptarë të pafajshëm", deklaroi Olta Xhacka.
Alsat