Nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad viziton Kosoven
Fituesi i cmimit Nobel per mjekesi dr. Ferid Murad me ftese te Universitetit Amerikan ne Kosove AUK me 16 qershor do te vizitoje Kosoven. Gjate kesaj vizite dr. Murad do te mbaje nje ligjerate per studentet e Universitetit Amerikan ne Kosove dhe do te njihet me per se afermi me punen e ketij universiteti. Dr. Murad eshte nje personalitet qe ka lene gjurme te rendesishme ne shkencen boterore dhe ne jemi mjaft te nderuar qe ai ka pranuar ftesen tone per te na vizituar tha presidenti i AUK-se dr. Chris Hall. Universiteti Amerikan ne Kosove ka propozuar dhe presidenca e ka pranuar kerkesen qe dr. Murad te shpallet Qytetar Nderi i Republikes se Kosoves nga Presidentja Jahjaga. Gjate vizites dr. Murad do te takohet edhe me personalitete te tjera ne Kosove nga fusha e mjekesise shkences politikes dhe shoqeria civile.
Dr. Murad fitoi cmimin Nobel per mjekesi ne vitin 1998 me dy shkencetare te tjere. Dr. Murad tani eshte profesor ne Universitetin George Washington dhe udheheqes i laboratorit te biokimise dhe biologjise molekulare ne kete universitet. Gjate karrieres se tij te bujshme dr. Murad ka ligjeruar ne disa nga universitetet me te njohura amerikane dhe ka bere punime kerkimore shkencore ne disa nga qendrat me inovative amerikane. Krahas Nene Terezes dr. Murad eshte i vetmi person me prejardhje shqiptare qe ka fituar kete cmim prestigjioz.