E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhjet e 8 majit, zgjidhje për qytetarët”

28-03-2011 / Gazeta 55

“Aleanca për Qytetarin”, prezanton në Përmet kandidatin për kryetar bashkie, Kujtim Hoxha

Genc Ruli: “Aleanca për Qytetarin” ka përballë aleancën për karrigen e Edit

Koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka prezantuar në mesditë kandidatin e mazhorancës për kryetar bashkie në qytetin e Përmetit, Kujtim Hoxha. Në prezantimin e kandidatit të mazhorancës  ka qenë i pranishëm kryetari i LSI-së Ilir Meta, deputetët e qarkut Genc Ruli dhe Vangjel Tavo, si dhe drejtues të tjerë të partive pjesë e këtij koalicioni. 
Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë këtij takimi vlerësoi kandidaturën e Kujtim Hoxhës, duke e konsideruar atë si njeri të vlerave familjare dhe vlerave të komunitetit.
Kreu i LSI-së tha se vota e 8 majit duhet t’i përgjigjet interesit madhor të Shqipërisë Evropiane, projekt të cilin koalicioni i Integrimit e shndërroi në realitet fillimisht përmes liberalizimit të vizave, duke i paraprirë hallkave të mëtejshme të integrimit në strukturat evropiane. Në takim foli edhe deputeti i PD-së, Genc Ruli, i cili duke vlerësuar koalicionin mazhoritar, u shpreh se, “Aleanca për Qytetarin” ka përballë aleancën për karrigen e Edit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›