Zgjedhjet e Turqisë: premtime, skandale dhe taktika
Më 2 qershor, banorët e Stambollit u zgjuan me rrugët krahasimisht të qeta, që u mungonin tringëllimat e paprera që janë derdhur nga makinat e fushatës së partive politike për disa muajt e fundit. Pushimi mund t’i atriubohet “ndalimit zgjedhor” të Turqisë që ndalon disa tipe fushatash politike gjatë dhjetë ditëve përpara një zgjedhje. Ky pushim i lehtë në një sezon fushate plot premtime të mëdha, skandale të shëmtuar dhe retorika të ashpra ofron një mundësi për të bërë një hap pas për të parë strategjitë e dy partive që pritet të mbizotërojnë në parlamentin e ardhshëm: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe opozita kryesore e saj, Partia Popullore Republikane (CHP). Profesori i shkencave politike të Universitetit Bogaziçi Hakan Jilmaz shpjegon se për shkak se partitë politike zgjedhin kandidatët e tyre, elektorati turk vetëm ka të drejtë që të zgjedhë partitë, jo njerëzit. Kështu, thotë ai, pak përqendrohen në kandidatët individualë, por përkundrazi në platformën e partisë. Kjo shërben për të lartësuar ndikimin e të dy udhëheqësve të partive dhe sloganeve të mëdhenj të fushatës së partive. Kreu i CHP-së Kemal Kiliçdaroglu, i cili mori frenat e partisë vitin e kaluar, është përpjekur të rigjallërojë dhe të riorientojë organizatën nga një pozitë që Jilmaz e përshkruan si "nacionaliste të majtë" në atë që ai e quan "të majtë liberale". "Rendi i ri i ditës është i mirë" për Turqinë, thotë Jilmaz, "sepse do të konkurrojë me AKP-në në çështjet e demokratizimit dhe liberalizimit".
Përpara theksit të ri të CHP-së në çështje si të drejtat dhe mireqënia e pakicave, thotë Jilmaz, "AKP ishte i vetmi luftëtar në atë betejë. Ata bënë disa reforma, por nuk mund të bënin të tjera. Por ata nuk konkurronin me askënd tjetër". Nën sloganet binjake "CHP është për cilindo" dhe "Turqia do të marrë frymë lirisht", partia e opozitës është përpjekur që të paraqesë veten si një forcë populiste restauruese. "Dëshirojmë që të mbërrijmë në bazën tradicionale të kaluar të partisë", i tha SETimes Zëvendës/Presidenti Rajonal i CHP-së Oguz Saliçi. "Dëshirojmë vota nga kushdo, pa parë në fenë apo etninë e tyre". Sipas kësaj, shpjegoi Saliçi, partia ka bërë një fushatë të synuar, me degë të posaçme që synonin rininë, gratë, punëtorët, të moshuarit dhe të varfrit. Në ndryshim nga vitet e mëparshëm, CHP ka dërguar mijëra vullnetarë derë më derë, duke shtyrë çështjet në një mënyrë të specifikuar me lagje. "Qëllimi ynë është 40% e votave," vë në dukje Saliçi, "që është gati dyfishi i atyre që morëm më 2007. Jemi shumë të vendosur. Jemi të sigurtë se do të marrim mbi 30%". Partia Paqe dhe Demokraci (BDP) e mbështetur nga kurdët, ndonëse jo në gjendje që të kalojë pragun 10% të kërkuar për të mbledhur kandidatët e saj, ka ndikuar megjithatë ngjashmërisht në klimën e fushatës së këtij viti nëpërmjet kandidatëve të pavarur të lidhur me partinë. Ajo ka siguruar se çështjet si të drejtat kurde dhe reforma demokratike mbeten në rendin e ditës.
Partia e Veprimit Kombëtar (MHP) nga ana e saj, e tronditur nga një seri skandalesh seksi gjatë zgjedhjeve, pa një numër të anëtarëve të saj të japin dorëheqjen. Baza mbështetëse nacionaliste konservatore e partisë ka qenë qëllimi i AKP-së, në një strategji zgjedhore të llogaritur, të parashikuar për të tërhequr votues të mjaftueshëm nga MHP, që partia të dështojë që të kalojë pragun prej 10% një përfundim që do të rezultojë në ndarjen e vendeve të MHP-së në parlament midis AKP-së dhe CHP-së. Fitorja e AKP është pak a shumë e siguruar, ndonëse disa vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për të fituar vende të mjaftueshëm që ta bëjnë të aftë të fusë ndryshime kushtetues e vetme. Një besim i tillë është pasqyruar në strategjinë e fushatës të partisë, që vjen rrotull temës "Shiko sa larg kemi shkuar". Reklamat që ofrojnë simbole sasiorë të përparimit kanë ofruar arsye pas arsye për publikun që t’i japë AKP-së një mandat të tretë me rradhë rekort në detyrë. Këto statistika për fshijnë për shembull, PKN-në e Turqisë, që pothuajse u dyfishua nga 320 miliardë dollarë më 2002 në 750 miliardë dollarë më 2010. "Partia AK nuk po thotë asgjë për të bindur njerëzit," i tha SETimes Husejin Ugur i Zyrës së Komunikimeve të Zgjedhjeve të AKP-së. "Nuk bëjmë premtime. Thjesht i tregojmë popullit se çfarë kemi bërë". Shifra të tilla është vështirë të kundërshtohen, pasi janë përmirësime shumë realë që Turqia ka parë nën administratën e AKP-së. Megjithatë, CHP parashikohet të paraqitet më mirë në këto zgjedhje sesa në të kaluarat dhe mjaft kandidatë të pavarur të mbështetur nga BDP mund të fitojnë për të formuar një bllok brenda parlamentit. Kështu, ndonë
se pushteti nuk ka të ngjarë që të ndryshojë duart krejtësisht, zëra të rinj mund të dëgjohen në debatin kombëtar, diçka me rëndësi të veçantë përballë reformës kushtetuese të ardhshme. “Tani, si deputetët kurdë, ashtu edhe ata të CHP-së do të nxisin AKP-në për demokratizim”- i tha Jilmaz SETimes, “dhe shpresoj se kjo do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e demokracisë në Turqi”.