Mesazhi i Mimi Kodhelit po i çon gratë shqiptare në gjyq

Kandidatja e Edvinit ka guxuar t’u çojë shqiptarëve edhe mesazh zanor, pa u marrë leje, çka ka sjellë përshkallëzimin e krizës, tek çiftet bashkëshortore me ciflosje, nxitur kryesisht nga pamundësia e burrave për të justifikuar zërin e një mesazhi, që ngjante se vinte nga një grua (e panjohur)
Prej ditësh kandidatja socialiste për Qarkun e Lezhës, Mimi Kodheli ka nisur një propagandë të veçantë, mesazhin telefonik të zëshëm. Në çdo aparat celular, burrë apo grua mbërrin me pahir zëri gjysmë burrë e gjysmë grua i zj.Kodheli. Duke menduar se ka gjetur një stil të veçantë për të bërë emër, në aparatet telefonikë të shtetasve dhe shtetaseve shqiptare, mesazhi i Mimit ka sjellë turbullime brendafamiljare. Në rastet kur mesazhi është kuptuar e hapur, për disa burra emri i Mimit është kujtuar burrë e për disa gra është kujtuar grua. Përveç ngatërresave të llojit që i “shoqëron” burrat me “gra të paidentifikuara”, ka lindur edhe ngatërresa e shoqërisë intime brenda të njëjtit seks. Kësisoj mesazhi i zj.Kodheli përveçse ka shkatërruar disa aparate celulari, ka ciflosur unitetin në disa familje shqiptare, disa prej të cilave kanë menduar edhe procese gjyqësore. Kjo ciflosje pavarësisht se është fushatore ka përhapur një imazh të keq për zj.Kodheli dhe për rolin e vërtetë që ajo po luan në këtë fushatë.