Zgjedhjet e pjesshme KQZ Dy dite fushate

Prishtine 4 janar NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Prishtine caktoi periudhen e fushates zgjedhore per rivotimet ne disa komuna.
Sipas vendimit te publikuar te KQZ fushata zgjedhore per rivotimet e 9 janarit do te filloje me 5 janar dhe do te perfundoje me 7 janar per komunat Drenas Skenderaj Decan si dhe per rivotimet ne qendrat votuese ne Lipjan dhe Malisheve.
Te gjitha aktivitetet parazgjedhore te subjekteve politike jane te ndaluara para fillimit te fushates zgjedhore sipas ketij vendimi thuhet ne vendimin e KQZ-se.
Nderkohe sot pritet te perfundoje procesi i rinumerimit te votave te zgjedhjeve te 12 dhjetorit nga 40 per qind te vendvotimeve.
Udheheqesi i Qendres se Numerimit te Rezultateve QNR Burim Ahmeti ka thene se procesi i rinumerimit te votave po vazhdon me nje intensitet te shtuar. Ai beson se gjate dites se sotme do te publikohen rezultatet e 40 per qind te vendvotimeve qe do te rinumerohen.
Mendojme se me 4 janar do te perfundoje i gjithe procesi i rinumerimit te votave nga 760 vendvotime sa ishin gjithsej ne procesin e rinumerimit tha Ahmeti.
Rinumerimi i votave ne 40 per qind te vendvotimeve ne nivel te Kosoves u vendos pas dyshimeve per parregullsi gjate zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare te 12 dhjetorit.
Organizatoret e zgjedhjeve premtojne se kesaj radhe do te kete monitorim te rrepte te procesit te rivotimit ne keto tri komuna. 90 ekipe te vezhguesve nderkombetare dhe vendas do te qendrojne gjate gjithe dites te se dieles neper qendrat e votimit.
Shperndaje
NOA