Zgjedhjet e pjesshme, KQZ: U arrestuan 5 persona
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas ndalimit të 5 personave, të cilët penguan zhvillimin e procesit zgjedhor në komunën Shalë të Shkodrës.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli ka përshëndetur ndërhyrjen e policisë ndërsa theksoi se do të ndalohen të gjithë personat që kryejnë krim elektoral.
Duke iu referuar zgjedhjeve të pjesshme në 9 komuna, Olli theksoi se ka përfunduar numërimi në të gjitha komunat ndërsa ka shtuar se do të merren të gjitha masat për të realizuar zgjedhjet, qoftë edhe në njësi vendore.
Sipas tij 4 komuna u fituan nga kandidatët demokratë dhe 4 të tjera nga ata socialistë, ndërsa në Finiq nuk është publikuar ende rezultati përfundimtar pasi diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 2 vota.