Zgjedhjet e vitit 2013/Presidenti Bujar Nishani fton partitë politike për caktimin e datës së votimit

25-10-2012 / Gazeta 55
Data 5 nëntor pritet të mbledhë përfaqësuesit e partive parlamentare në ambientet e Presidencës për të caktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Përmes një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit Nishani fton partitë politike parlamentare të bisedojnë e të konsultohen për caktimin e datës së zgjedhjeve 2013-të për Kuvendin. “Në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ftuar në takime përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për të biseduar dhe për t`u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.