Zgjedhjet evropiane, premtime të rreme populizmi
Nga Jan-Werner Mueller “The Guardian” Është shndërruar në një urtësi konvencionale: partitë populiste janë në rritje nëpër Evropë, nga e majta (e Jean-Luc Melenchon) në të djathtë (e Marine Le Pen) dhe atë në kontekste krejtësisht të ndryshme kombëtare dhe lokale – nga Brandfordi në Budapest. Mirëpo derisa “fjala që fillon me P” është e kudondodhur në analizat politike, shumica e vëzhguesve do ta kishin të vështirë të definonin se ku saktësisht përfundojnë politikat legjitime demokratike dhe nisin ato të rrezikshme populiste. Si pasojë e kësaj, akuza “populizëm” po hidhet poshtë në mënyrë rutinore nga vetë populistët si një ngushëllim i fundit i elitave të diskredituara, të cilave nuk u pëlqejnë rezultatet e një referendumi apo një zgjedhjeje. Ndonjëherë ata adoptojnë mospërfillshëm vetë etiketën që synon t’i diskualifikojë ata: si Marine le Pen e Francës ashtu edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, u mbajtën mend pasi thanë se, po, janë populistë – nëse populizmi nënkupton mbrojtjen e popullit (dhe, në rastin e Le Pen, “ata janë harruar” në veçanti”. Aktualisht një mori klishesh të ndryshme e pamundësojnë daljen në pah të botëkuptimit të vërtetë të asaj çfarë populizmi është. Në veçanti, populizmi nuk mund të definohet nga një vullnet i shprehur për të folur në emër të popullit – të gjithë politikanët duan ta bëjnë një gjë të tillë. Është po ashtu e pavend të thuhet se populistët ofrojnë pseudo-zgjidhje në mënyrë të thjeshtë, ndërsa demokratët e vërtetë e bëjnë këtë në mënyrë komplekse: të gjithë politikanët duan të përdorin gjuhë të qartë dhe të kuptohen nga “njerëzit e thjeshtë”; ide kjo që gjithnjë i ndan me një vijë të gjatë të kuqe politikat populiste dhe jopopuliste në një fantazi. Populizmi po ashtu nuk mund të reduktohet me një mori të veçantë synimesh – taksa më të ulëta, më pak emigrim – apo një profil unik votuesish: punëtorë të zhgënjyer me Demokracinë Sociale të Rrugës së Tretë apo një klasë më e ulët e mesme e tmerruar nga globalizimi, ose lumpenproletariati i Evropës. Profile të tilla ndonjëherë përshtaten, por shpesh jo. E vetmja gjë që duhej bërë është të shikoni mitingun e fundit të madh në Paris të Le Pen për të kuptuar se mbështetësit e saj nuk ishin të tiranizuar. Në Evropën Lindore, lëvizjet e mëdha si partia Jobbik e Hungarisë tërheqin mbështetës, të cilët janë edhe më mirë të arsimuar edhe më të mirë se mesatarja kombëtare. Në çdo rast, globalizimi i supozuar ankth shkaktues është i pranishëm kudo me gjithë definicionin e vet – por populizmi jo. Në vijim është karakteristika kryesore e populizmit: populistët kundërshtojnë imazhin e një populli të pastër, homogjen me atë të një populli të korruptuar apo të paktën me një elitë të tillë që bashkërendohet me ata që nuk janë plotësisht pjesë e një politike të trupit kombëtar. Kjo që mund të vlejë se si për ata në vet kreun e rangut social ashtu edhe për ata krejt në fund të saj: sipas imagjinatës populiste, elitat punojnë krah më krah me “kapitalizmin global financiar”, por po ashtu i kushtojnë tepër shumë vëmendje (dhe para) të varfërve që nuk na përkasin vërtetë dhe megjithatë disi jetojnë prej nesh. Si për shembull, myslimanët dhe evropianolindorët në Holandë, sipas Geert Wilderit; romët sipas Jobbikut; emigrantët që vijnë nëpërmjet Turqisë sipas Golden Dawn në Greqi; dhe “afro-amerikanët e shkallës më të ulët” në SHBA, të cilët supozohet të kenë përfituar nga mirëqenia që elitat demokratike ua kanë ofruar. Në sytë e populistëve, Obama e mishëron fjalë për fjalë këtë aleancë mëkatare. Ata nuk mund ta mohojnë se ai fitoi në vitin 2008, por ende duan të thonë se ai nuk i takon akoma në të vërtetë Amerikës – prandaj dhe bazuar në pretendimet e shumta se ai ishte lindur jashtë SHBA-së ai nuk mund të jetë president. Si elitat ashtu edhe minoritetet janë parazitë: ata paguajnë pak taksa dhe, veçanërisht në Evropën lindore, Brukseli është në anën e tyre. Jo gjithkush që kritikon BE-në është një populist, por çdo populist e kritikon BE-në. Disa nga e majta mendojnë se ata e kanë zbuluar potencialin e madh demokratik të populizmit: kjo gjë mund ta përmirësojë miopinë e klasës politike të vetëmbyllur; shpreh një kërkesë të përzemërt për pjesëmarrje më të madhe popullore. Por kjo gjë është e rreme. Populistët nuk janë kundër përfaqësimit; ata mendojnë se elitat aktuale e keqprezantojnë popullin. Prezantimi i vërtetë, pretendojnë ata, mund të garantohet nga një lider i madh – kijeni parasysh pretendimin e Hugo Chavezit: “Jam nga pak prej juve të gjithëve” apo sloganin “Indira është Indi”, apo vetidentifikimin e Orbanit si “i pagdhenduri i së djathtës”. Por lidershipi karizmatik nuk është esencial për populizmin: Le Pen është një politikane e aftë, por nuk është de Gaulle; Umberto Bossi nuk është Mussolini. Vetëm një gjë është e domosdoshme për popullizmin: nocioni i popullit si moralisht i pastër, një tërësi e pandashme, vazhdimisht e kërcënuar nga elitat dhe pakicat. Ky është një thjeshtësim, për të cilin populistët vërtet janë fajtorë. Dhe kjo gjë ka pasoja të mëdha: populizmi dhe gjithë ajo që del prej saj – ideja e një opozite legjitime, e kontrolleve dhe balancave, kompromisit të arsyeshëm – është anatemë për ata. Ata nuk mendojnë se janë 99 për qind. Mendojnë se janë 100 për qind. Prandaj, si ta zbërthejmë populizmin? Lënia pas dore kurrë nuk ka funksionuar në aspektin afatgjatë: Sarkozy mori vota nga Fronti Nacional më 2007, por ka legjitimuar po ashtu perspektivën “LaPeniste”. Dhe kjo perspektivë në fund të fundit është gjithnjë e më besueshëm e mishëruar nga Le Pen. Por nuk do të funksiononte për elitat as të hedhin poshtë populistët me një pretendim Thatcherian (dhe tani Merkelian) se “nuk ka alternativë” për atë çfarë ata po bëjnë. Në të vërtetë, teknokracia me kuriozitet pasqyron populizmin: vetëm një politikë e mundshme, vetëm një zë i mundshëm i popullit dhe asgjë e vërtetë për tu diskutuar. Në të vërtetë, teknokracia dhe populizmi forcojnë njëra-tjetrën: elitat liberale bëhen edhe më dyshuese në demokraci; populli joliberal kërkon t’i shpërfill ata. Në vend të kësaj, politikanët duhet të bëjnë të ditur se ka alternative, ta justifikojnë atë që ata kanë zgjedhur si më të mirën që munden ta bëjnë dhe të argumentojnë se politikat në fund të fundit kanë të bëjnë me çështje dhe institucione – e jo me identitetin e pastër, siç insistojnë populistët.
...