Bode e Malaj hiqen nga "lista" e Al Kadi
Redinalda Caushaj
Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe paraardhesi i tij, Arben Malaj, nuk do te jene deshmitare ne procesin e administratorit te sheikut arab Yassin Al Kadi. Megjithese jordanezi Hamzeh Abu Rayyan kishte kerkuar nepermjet avokateve thirrjen si deshmitare ne Gjykaten e Krimeve te Renda te dy deputeteve te Kuvendit, trupi gjykues ka rrezuar dje pretendimet, duke deklaruar se nuk eshte e nevojshme thirrja e tyre. Rayyan akuzohet per thyerjen e urdhrit per ngrirjen e pasurive per 19 bizneset e Kadi, duke mbledhur qirate, ndersa keto financime jane dyshuar si asete te terrorizmit. Mbrojtja i ka paraqitur gjykates listen e saj te deshmitareve ku midis tyre edhe dy deputete. Togat e zezat, kryesuara nga gjyqtari Sander Simoni, kane pranuar pjesen me te madhe te deshmitareve te kerkuar nga mbrojtja, pervec Malaj dhe Bodes. Ndersa ne listen e deshmitareve, mbrojtja kerkon edhe nje video0konference me Yassin Kadi, per te perballur edhe akuzat e ngritura nga ana e prokurorise kunder administratorit te tij, Abu Rrayan. Ne seancen e radhes, mbrojtja do te therrese per te deshmuar persona qe kane marre me qira objektet qe ishin nen administrimin e te pandehurit Rayyan, pas largimit te Al Kadise nga vendi yne gjate vitit 2001. Nje pjese e ketyre deshmitareve jane po te njejtet e thirrur edhe nga ana e akuzes, e cila u detyrua te hiqte dore pas verejtjeve te bera nga ana e trupit gjykues, per mos verifikim te akuzes se ngritur prej tij. Ndersa vete i pandehuri Rrayyan, i cili gjykohet ne gjendje te lire, kerkoi thirrjen e Malajt dhe Bodes. Hamzeh Abu Rrayyan akuzohet nga ana e prokurorise se Krimeve te Renda per vepren penale te "fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera, ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit".
Si u zbulua fshehja e aktivitetit
Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave, me 10 gusht te vitit 2006, ka bere kallezim ne ngarkim te shoqerise "Lloxhall" sh.p.k me administrator jordanezin Hamzeh Abu Rayyan. Pronari i kesaj shoqerie ka rezultuar te jete nje emer jo pak i njohur per drejtesine shqiptare, Yassin Kadi, i cili ndodhet qe nga data 17 tetor ne vitin 2001 ne listen e OKB-se, si i dyshuar per financim terrorizmi. Sipas akuzes, edhe pse shteti shqiptar ka urdheruar sekuestrimin e aseteve te Yasim Kadise, kjo shoqeri ka vazhduar aktivitetin e dhenies me qira te pasurive te paluajtshme.