Atentati ndaj policeve, ne gjyq banda e Mirdites
Redinalda Caushaj
Banda e Mirdites perfundon ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Bashkepunetori i drejtesise zbardh aktivitetin e grupit nga vitet 1998-2000, ku perfshihen grabitje me arme, plagosje te renda dhe atentate ndaj policeve te Komisariatit Rreshen, nje prej te cileve gjeti vdekjen. Gjashte anetare te bandes, qe rane ne pranga gjate operacionit te koduar "Shkopeti", vitin e kaluar, do te perballen me gjashte akuza qe rendojne mbi ta. Diten e djeshme, prokuroria dergoi dosjen ne gjykate per proces dhe pritet hedhja e shortit elektronik.
Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dhene fund hetimeve per banden e Mirdites, e cila ishte kthyer ne tmerr per banoret perreth kesaj zone. Dosja voluminoze permban vjedhje me arme, vrasje mafioze, deshmi te shumta. Rrjedha e ngjarjes rrefehet nga bashkepunetori i drejtesise, i pandehurit Arjan Reci. Banda e Mirdites do te trondiste qytetin e Rreshenit me 28 qershor te vitit 2000, kur gjashte anetaret e saj, Dritan Ndoi (Syziu) (ne kerkim), Nikoll Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reci (te arrestuar), gjate tentatives per te vjedhur SMT-ne ne kete qytet, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane qelluar mbi 5 punonjesit e policise, te cilet kishin shkuar per t'i vene ne pranga, duke menduar per nje vjedhje ordinere. Ishin oret e para te mengjesit, kur anetaret e grupit vendosen te grabisin pjese makine ne ambientet e nje parkingu te ish-SMT-se. Ata diktohen nga roja i parkingut, i cili ka lajmeruar menjehere sallen operative. Efektivat kane rendur menjehere ne vendngjarje. Duke menduar se perpara kishte te bente me nje vjedhje te rastit, kane parkuar makinen jashte SMT-se dhe u kane kerkuar anetareve te bandes qe te dorezoheshin. Por reagimi i tyre ka qene i menjehershem. Karikatore te tere jane shkrehur, si dhe granata dore jane hedhur ne drejtim te furgonit te policise duke lene te vrare efektivin Gjon Pacuku, si dhe te plagosur Nikolle Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Cupi. Me pas anetaret e bandes jane larguar ne drejtim te paditur duke lene ne kujtese te efektivave ngjarjen e vitit 2000.
Por hetimet, te cilat nisen nga Prokuroria e Mirdites, do te mbylleshin shume shpejt dhe pa autore. Ndersa banda do te vazhdonte te levizte e qete neper qytet dhe te kthehej ne nje prej tmerreve te udhetareve ne aksin Burrel-Mirdite, ne vendin e quajtur tuneli i Shkopetit. Hetimet vitin e kaluar per zbardhjen e saj nisen menjehere pas kallezimit te bere nga ana e vellait te te pandehurit Dritan Syziu, Paulin Syziu, ne polici, per zhdukjen e tij. Vemendja e prokurorise u perqendrua pikerisht ne nje prej bandave te pazbuluara me pare qe mund te kishin vrare Paulinin per t'i mbyllur gojen, ose pas ndonje konflikti te mundshem. Vellai i viktimes, hidhte nje piste te dyshimte ne lidhje me ekzekutimin, per shkak te ndonje hakmarrjeje nga vete banda. Kaq do te mjaftonte qe organet hetimore te zbardhnin ngjarjen e 8 viteve me pare, e cila ishte "pluhurosur", pas mbylljes se saj. Ndersa per anetaret e grupit nuk do te mjaftonte qe te nxirrnin edhe pretekste te ndryshme ne deshmite e tyre, duke mohuar kurthin ndaj efektiveve te policise dhe duke i hedhur fajin kolegeve te policit Gjon Pacuku. Prokuroria ka zhvarrosur viktimen, duke vertetuar te kunderten e deshmive te te pandehurve.
"Shkopeti" goditi banden
Operacioni "Shkopeti" u realizua ne muajin qershor te vitit te kaluar, ne zonen e Mirdites. Fillimisht u vune ne pranga kater prej anetareve te bandes dhe shpetoi kreu i saj, Nikolle Syziu. Ky u ndalua pas nje operacioni te dyte, gjate muajit gusht dhe u vu nen akuze. Mes te ndaluarve eshte edhe Arjan Reci, i penduari i drejtesise, i cili mesohet se ka rrefyer perfshirjen e grupit ne grabitje te ndryshme dhe ngjarjen e vitit 2000 ne Rreshen, ku mbeti i vrare edhe polici Gjon Pacuku. Kater prej te dyshuarve nuk i kane pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Akuzat per banden
"Vjedhje me arme" ne bashkepunim ngelur ne tentative
"Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes Gjon Pacuku" te kryer ne bashkepunim
"Vrasje me dashje, per shkak te cilesive te vecanta, ne dem te shtetasit Nikolle Marku" te kryer ne bashkepunim ngelur ne tentative
"Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta ne dem te shtetasit Ndue Cupi" te kryer ne bashkepunim ngelur ne tentative
"Vrasje me dashje ne dem te shtetasit Preng Gjoka" kryer ne bashkepunim mbetur ne tentative
"Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake"