E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi te "Palma", Shehu rrezikon burg perjete

Redinalda Caushaj

Ekzekutimi mafioz ne lokalin "Palma", prane "Rruges se Durresit", ne kryeqytet, 9 vjet me pare, ku mbeti i vrare dhe nje femije 6-vjecar, rrezikon t'i kushtoje burgim te perjetshem autorit te vetem te saj, Blendi Shehu. Ndersa autori i dyte, Adrian Brahimaj, eshte ekzekutuar ne Greqi per hakmarrje disa vjet me pare dhe dosja ne ngarkim te tij eshte mbyllur. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar dje togave te zeza te Gjykates se Tiranes, te kryesuara nga gjyqtari Martin Deda, shpalljen fajtor dhe denimin e Shehut me burgim te perjetshem. Ngjarja per te cilen akuzohet 31-vjecari ka ndodhur me 8 gusht te viti 1999 midis perplasjeve te djemve te "Rruges se Durresit" dhe atyre te "Rruges se Kavajas". Sipas prokurorise, diten e ngjarjes, Shehu se bashku me Brahimaj, kane hyre ne lokalin "Palma" ne "Rrugen e Durresit", te maskuar dhe kane qelluar mbi 28-vjecarin Edgar Libohova, i cili ishte ulur ne nje tavoline te ketij lokali i vetem, ndersa ka gjetur edhe vdekjen e menjehershme. Mesohet se perplasja kishte lindur me pare pas ferkimit te mjetit te autoreve me motorin e viktimes. Por armet, me te cilat qelluan autoret, kane dale nga kontrolli, duke shkaktuar edhe plagosjen e tre klienteve te tjere, mes te cileve nje femijen 6-vjecar, Angjelin Haxhi, i cili ka vdekur me vone ne nje spital te Greqise. Bresheria e plumbave ka plagosur edhe Kosta Haxhi, 36 vjec, babane e te miturit dhe Xhevahir Ndoi, 26 vjec. Me pas, dy autoret jane larguar ne drejtim te paditur. Ne vendngjarje, pak minuta pas atentatit, uniformat blu sekuestruan nje pistolete te tipit "Zastava" me nje fishek ne goje, e cila i perkiste Libohoves, si dhe 15 fisheke te tjere ne karikator. Pas 7 vitesh hetime te imtesishme, u arrit edhe zbardhja e plote te kesaj ngjarjeje dhe ne identifikimin e autoreve, te cilet u deklaruan Shehu dhe Brahimaj. Per dy vite me radhe, Gjykata e Tiranes ka gjykuar kete ceshtje me te vetmin te pandehur, Blendi Shehu, i cili eshte denuar me daten 27 mars te vitit 2000, me 9 vjet heqje lirie, per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese" dhe "marredhenie seksuale me dhune me te mitura". Ndersa Brahimaj sipas leter-porosive te mberritura nga ana e autoritete greke me te dhena te tjera shtese, mesohet se eshte ekzekutuar per hakmarrje ne Athine. Pasi verifikimit te faktit se Brahimaj ishte ekzekutuar, Prokuroria e Tiranes i ka komunikuar Shehut akuzat e tjera, ate te "vrasje me paramendim" dy here, ne bashkepunim dhe "vrasje me paramendim e mbetur ne tentative", dy here. Gjate procesit, i pandehuri Shehu ka mbajtur qendrim mohues ndaj akuzes, ndersa ne seancen e radhes mbrojtja e Shehut do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare.

Vrasja e "Kotalit" dhe kapja e "Thomcit"

Autori i dyte, i cili ka marre pjese ne ekzekutimin e Edgar Libohoves, eshte ekzekutuar per hakmarrje ne Greqi, pas largimit te tij me familjen. Adrian Brahimaj, i vdekur, njihej me pseudonimin "Kotali", ndersa Blendi Shehu, me pseudonimin "Thomci", nofka qe jane vendosur gjate rivalitetit ne grup.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›