E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronësia, arrestohet për plagosje

Nje person i arrestuar / Foto arkiv

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 32-vjeçar për plagosje me dashje.

Pjerin Ndoj Ndoci, 32 vjeç, lindur e banues në fshatin  Gomsiqe e Re, komuna Velipojë, i dënuar me parë për vjedhje, është arrestuar pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, në fshatin Pentar, komuna Dajç, me shtetasin M. Gj., 58 vjeç, banues në këtë fshat,e ka goditur atë me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku aktualisht ndodhet në repartin e reanimacionit. / Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›