Haxhinasto niset pë një vizitë zyrtare në Suedi

Edmond Haxhinasto
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, me ftesë të Ministrit suedez të Punëve të Jashtme, Carl Bildt u nis sot për një vizitë pune në Suedi.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Jashtme, Haxhinasto në takimin me homologun suedez në 7 maj do të diskutojë për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në fushën ekonomike.
Gjithashtu, axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, etj.
Gjatë vizitës, Haxhinasto do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështje të BE-së, Oscar Waglund, me Kryetarin e Parlamentit, Per Westerberg, me Ministren për Tregtinë, Ewa Bjorling, si dhe me Sekretarin suedez të Shtetit, Frangk Belfrage.
/E.L/