E Diel, 1 Nëntor 2026

Tabulatet e gazetareve Fajon Jo presione ndaj mediave

/ /

Deputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon kritikoi dje vendimin e komisionit hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit per marrjen e tabulateve te disa gazetareve. Ne nje interviste per Top Channel ajo e cilesoi si te papranueshem kete vendim te maxhorances. U informova mbi presionin ndaj gazetareve ne Shqiperi. Sot bisedova dhe me Federaten Nderkombetare te Gazetareve dhe si ish-gazetare mund te them se eshte e papranueshme qe te behet cfaredolloj presioni ndaj gazetareve nga autoritetet. Do tu beja thirrje te gjitha autoriteteve ne vend te gjithe atyre qe kane pergjegjesi qe te respektojne lirine e medias. Kjo do te thote gjithashtu se pa vendim gjyqesor ju nuk mund ti kerkoni gazetarit tju jape numrat ne telefonin e tij sepse gazetaret kane te drejten qe te respektojne e te mos tregojne burimet e tyre u shpreh Fajon. Sipas saj shte shume e rendesishme qe gazetaret te kene lirite e tyre te plota e qe qytetaret ne fund te kene nje informacion te drejte e te ndershem. E une besoj se gazetaret ne Shqiperi apo pjesa me e madhe e tyre nuk jane kriminele. Ndaj eshte e rendesishme qe autoritetet ne vend te respektojne rregullat e vendeve demokratike dhe liria e medias eshte e drejte themelore e njeriut. E pyetur nese zgjedhjet e parakohshme jane nje alternative per te nxjerre vendin nga kriza ajo tha se ato mund te mbahen nese shihet qe ky hap siguron qe vendi te jete politikisht i qendrueshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›