E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale 7.5 milione USD. Do blihen gjysma e kutive te votimit

/ /

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve harton projektbuxhetin per zgjedhjet lokale te 8 majit duke kerkuar nje fond prej aferisht 7.5 milione dollaresh per mbarevajtjen e tyre.

Ne analize te pergjithshme projektbuxheti per zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te vitit 2011 ka nje fature shpenzimesh ne shumen 745.666.500 leke ose nje kosto per zgjedhes 241.7 leke. E krahasuar me koston faktike te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise 2009 ku kostoja eshte 203 leke kemi nje rritje prej 38.7 leke per zgjedhes thuhet ne relacionin e KQZ-se.

Ky projektbuxhet pritet te miratohet diten e premte ne nje mbledhje te radhes te KQZ-se. Ne kete projektbuxhet eshte parashikuar edhe nje fond prej 18.3 milione lekesh i cili mund te perdoret per blerjen e gjysmes se kutive te votimi. Kutite e materialeve zgjedhore te perdorura deri me tani jane blere ne vitin 2003. Me urdhrin nr. 94 date 29.12.2010 kryetari i KQZ-se ka ngritur grupin e punes per hapjen e kutive te votimit dhe te materialeve zgjedhore. Ky grup do te beje gjithashtu evidentimin e gjendjes teknike te kutive te materialeve zgjedhore. shte menduar qe nese 50 ose me shume e kutive rezultojne se nuk mund te perdoren perseri te gjitha kutite e materialeve zgjedhore te blihen te reja. Modeli i kutive te reja do te miratohet me vendim te KQZ-se por per efekt te llogaritjes se nje kostoje te perafert eshte marre si baze cmimi i kutive te votimit te blera ne vitin 2005. mimi per nje kuti votimi 3315 leke eshte bazuar ne cmimin faktik te realizuar per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise 2005 me procedura prokuruese dhe me kompani te huaja thuhet ne relacion. Me tej thuhet se do te mblidhen edhe 8 mije cope dhoma te fshehtesise. Parashikimi per kete material zgjedhor eshte bazuar ne eksperiencen e zgjedhjeve per Organet e Qeverisjes Vendore te vitit 2007 si edhe zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te vitit 2009.

shte parashikuar sasia 8000 cope dhoma fshehtesie normale si edhe 1500 cope dhoma fshehtesie per persona me aftesi te kufizuar me nje kosto totale prej 4 milione lekesh thuhet me tej. Gjithsej do te prodhohen 7.253.648 flete votimi me nje kosto prej 87 milione lekesh. Per zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore zgjedhesi voton me dy flete votimi me ngjyra te ndryshme. Per Bashkine e Tiranes zgjedhesi voton me kater flete votimi me ngjyra te ndryshme. mimi i parashikuar per nje flete votimi 10 leke eshte bazuar ne cmimin faktik te prodhimit te nje flete votimi per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise 28 qershor 2009. Fondi i parashikuar per prodhimin e fleteve te votimit eshte afersisht 87 milione leke thuhet ne dokumentin e KQZ-se. Me tej thuhet se jane parashikuar te shperblehen 528 anetaret e KZAZ-ve per periudhen nga momenti i emerimit deri ne perfundim te shpalljes se rezultatit perfundimtar. Niveli i shperblimit eshte parashikuar mesatarisht 65000 leke per kryetarin dhe zv.kryetarin dhe 60000 leke per anetaret dhe sekretarin. Ne krahasim me zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te vitit 2009 niveli i shperblimit eshte i njejte.

Jane parashikuar te shperblehen 528 anetaret e KZAZ-ve. Niveli i shperblimit eshte parashikuar mesatarisht 65.000 leke per kryetarin dhe zv.kryetarin dhe 60.000 leke per anetaret dhe sekretarin. Ne krahasim me zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te vitit 2009 niveli i shperblimit eshte i njejte.

Jane parashikuar te shperblehen 38.888 anetaret e KQV-ve.

Niveli shperblimit per kryetarin dhe zv.kryetarin e KQV-se eshte 4.000 leke
Niveli shperblimit per anetaret dhe sekretarin e KQV-se eshte 3.500 leke.
Jane parashikuar te shperblehen afersisht 3.032 anetaret e GNV-ve per ditet e procesit te numerimit te votave. Keshtu niveli i shperblimit per anetaret e GNV-ve per zgjedhjet e Organeve te Qeverisjes Vendore te vitit 2011 eshte i njejte me zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te vitit 2009 6000 leke/anetar GNV-je.

Shperblimi per trajnuesit e KZQV-ve

Per trajnimin e anetareve te KZAZ-ve 40 trajnere per 8 dite trajnimi
Per trajnimin e anetareve te KQV-ve 250 trajnere per 8 dite trajnimi
Per trajnimin e anetareve te GNV-ve 71 trajnere per 4 dite trajnimi
Tarifa ditore per nje trajnues eshte llogaritur 4500 leke.
Kosto totale e shperblimit te trajnuesve eshte 11.7 milione leke.

Shperblimi i anetareve dhe specialisteve te KKRT

Kryetari i bordit te monitorimit te mediave 70.000 leke
Anetaret e Bordit te Monitorimit te Mediave 5.000 leke
Shperblimi i specialisteve te informacionit regjistrimit perpunimit supervizoret teknike etj
Masa e shperblimit eshte nga 30.000 leke ne muaj.
Kosto totale e shperblimit te anetareve te bordit eshte 1.2 milione leke.

Eshte parashikuar nje fond prej 5 milione lekesh per auditimin e fondeve qe do te perfitojne dhe do te shpenzojne partite politike per fushaten zgjedhore. Fondi eshte parashikuar duke pasur si reference auditimin qe u be nga ekspertet e pavarur per fushaten e vitit 2009.

Sistem i ri monitorimi per numerimin e votave

KQZ parashikon te investoje nje sherbim te ri per kamerat e numerimit te votave si dhe nje sherbim te ri regjie televizive ne masen e 106 milione lekeve per te monitoruar cdo vote qe numerohet. Per zgjedhjet vendore qe zhvillohen me 8 maj te vitit 2011 del e nevojshme marrja e sherbimit per realizimin e ketij procesi blerja e disa pajisjeve shtese si dhe pergatitja e programeve kompjuterike per hedhjen e transmetimin e rezultateve nga VNV ne KQZ dhe shfaqjen e tyre ne faqen e internetit te KQZ-se. Me ane te ketij sherbimi synohet te realizohet shfaqja e regjistrimit te fleteve te votimit ne procesin e vleresimit dhe numerimit ne 66 vendet e numerimit transmetimi i tyre per monitorim ne KQZ si dhe hedhja perpunimi transmetimi i rezultateve te zgjedhjeve nga VNV ne KQZ dhe shfaqja e rezultateve. Pajisjet si kamera monitore regjistrues qe jane blere qe ne zgjedhjet e kaluara do te duhet te instalohen dhe menaxhohen ne rrjetet perkatese ne 66 vendet e numerimit te votave. Ne cdo VNV ne nje kompjuter te vecante do te hidhen te dhenat e rezultateve te zgjedhjeve pas numerimit te fleteve te votimit te cdo QV-je do te printohen dhe transmetohen menjehere ne KQZ per tu shfaqur ne ambiente te ndryshme dhe ne faqen e internetit te KQZ-se shpjegon KQZ-ja.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›