E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prifti ma ofroi videon por nuk e pranova

Kryeministri Berisha duke përshëndetur hapjen e hetimeve nga prokuroria për videopërgjimin Meta-Prifti ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është falsifikatori dhe organizatori i kësaj videoje.

Në një prononcim për mediat kreu i qeverisë ka pranuar se ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti i ka ofruar videon por që nuk është pranuar nga ai.
 

“Po Dritan Prifti më ka ofruar videon dhe i kam thënë që çoje atje ku duhet, dhe ka pasur edhe oferta të tjera për të mos e publikuar” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e PS-së Edi Rama se përmes kësaj videoje të paskrupullt kërkon t`i afrohet pushtetit.
 

“Falenderoj Ramën po e them haptas për nderin që më bëri që me mundimin e videos dëshmoi që është i biri i të atit, është i paskrupusllt dhe i pamoralë dhe që mund të bëjë çdo mashtrim për të sulmuar kundërshtarin” theksoi Berisha duke shtuar se Rama është një neobllokmen që është i aftë të montojnë gjithçka pa asnjë lloj skrupuj pasi mendon se kështu i afrohet pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›