E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Opozita do nisë protestat për rrëzimin e qeverisë

Një ditë para mbledhjes së Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste Kryetari i saj Edi Rama ka mbledhur aleatët për të diskutuar për krizën politike si dhe për aksionin e saj politik në ditët në vijim.
 

Pas takimit kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi se opozita e bashkuar do nisë protestat popullore, ku synimi i vetëm do jetë largimi i kryeministrit Berisha nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.
 

Lidhur me videon e publikuar së fundmi ku shfaqet zëvendëskryeministri Meta dhe ish ministri Dritan Prifti, Ngjela tha se video tregon fytyën e kësaj qeverie të kapur nga korruspioni.

Në tryezë kanë marrë pjesë krerët e partive aleate me PS-në si Paskal Milo i Partisë Demokracia Sociale, Nard Ndoka i Partisë Demokraistine, Skënder Gjinushi i Partisë Socialdemokrate si dhe ish deputeti Preç Zogaj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›