Marty Berisha me Krasniqin Ne KE do kerkojme hetim te plote
TIRANE- Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhe ushtruesi i detyres se presidenti te Kosoves Jakup Krasniqi thane sot se te dy vendet jane te gatshme te perballen me drejtesine nderkombetare lidhur me akuzat e ngritura nga raporti i Dik Martit. Ne mbledhjen e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Shqiperia dhe Kosova do te kerkojne hetim te akuzave qe Dik Marti ka ngritur ne raportin e tij. I gjendur ne Tirane per te koordinuar qendrimet e te dy vendeve mbi raportin e Dik Martit Krasniqi tha se jemi te hapur te bejme nje hetim te plote e profesional.
Ne jemi te bindur se ne gjithe programin e Levizje lirimtare per clirim ne Kosove nuk ka patur qellim tjera pervec luftes per clirim. Lufta jone ka qene e drejte me dinjitet dhe ka patur mbeshtetje nderkombetare- tha Krasniqi
Kryeminsitri Sali Berisha e quajti raportin racist dhe se Marti i ka lejuar vetes te perdore shabllone te doktrines raciste serbe.
Berisha tha se te dy vendet do te kerkojne hetim te plote per te gjitha problemet qe do te shtrohen nga Eulex dhe Gjykate Nderkombetare e Hages.
Qeveria i ka bere fteseEULEX-t dhe Gjykates se Hages qe te rinisin hetimet e ketyre pretendimeve te Martit i cili nuk sjell asgje te re vecse sjell akuzat te hedhura me poshte me pare.