Raporti i Martit, Berisha: Ftesë zyrtare EULEX-it dhe Hagës për hetime

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si racist dhe shpifës raportin e komisionerit Dick Marti për trafikim organesh ndërsa ka theksuar se qeveria shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare EULEX-it dhe gjykatës ndërkombëtare të Hagës për një hetim të plotë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX-in për një hetim të plotë të pretendimeve të ngritura në raportin e komisionerit Dick Marti.