E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale/ KQZ dërgon për verifikim të thelluar 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë

Në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit, KQZ ka dërguar për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Janë dërguar për verifikim të thelluar 4 kandidatë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elis Doçi, Gazmir Albrahimi, Artur Karriqi dhe Ronald Zhezha, Hasan Bejaj kandidat i partisë Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Ilir Aruçi dhe Ilir Marku kandidatë të PR, Ilir Mollaj kandidat i partisë Lëvizja e Legalitetit, Erlin Braçja kandidat i Partisë së Reformave Demokratike Shqiptare, Ervin Muharremi, kandidat i Partisë Konservatore dhe Gentjan Muça, kandidat i PD.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›