E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, PD shpall emrat e kandidatëve

TIRANË - Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe njësish në zgjedhjet e pjesshme lokale në 15 nëntorit.


Sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie u vendos që për Njësinë Bashkiake nr. 10 të kandidojë Blendi Fuga, i cili do ketë rival kandidatin e LSI-së, Gjergji Thomai, më parë anëtar i PS-së. Gjelosh Peplokaj do të garojë nën siglen e PD-së për Komunën Fierze. Në Otllak do të jetë Muharrem Hoxha, në Klos, Ramazan Mjeshtri dhe në Fushe-Arrëz është Alfred Qasa.


Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit 2009, për 4 komuna dhe 1 minibashki. PD dhe LSI edhe pse në koalicion do jenë rivale në keto zgjedhje pasi kane vendosur te dalin me kandidate te veçante. Meta ka deklaruar dje se do fitoje me votat e majta në këto zgjedhje te pjesshme. Ato zhvillohen pas lenies së mandateve nga 5 kryetarë vendore që fituan mandat e deputeti në qershor.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›