E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Edhe 8 ditë për aplikim online për certifikim

Kanë mbetur edhe tetë ditë për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë për kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një njoftim informues mbi mënyrën e aplikimit, ndërsa sqaron se për të lehtësuar këtë procedurë, subjektet politike mund të aplikojnë në platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›