E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet me avokate lista e komisionereve apolitike

Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve do të fillojnë që këtë të martë nga puna, pa praninë e opozitës. KQZ përzgjodhi nga 127 të interesuarit e papolitizuar, 33 juristë si sekretare dhe 33 qytetarë të tjerë me arsim të lartë si anëtarë të 4 të kësaj strukture. Numër ky i mjaftueshëm për të nisur nga puna. Të premten, KQZ i pajis me bazën  materiale dhe deri me datë 8 mars, komisioni i nivelit të dytë duhet të ngrejë grupet e regjistrimit të kandidatëve të pavarur.

"Jemi vetëm pesë ditë kohë, duhet të ngrihen të 66 KZAZ, dhe duhet të paktën të kemi një fillim të trajnimit. DO të emërojmë pranë të gjitha KZAZ-ve me numër tek, nga 1 te 66 këta persona do të jenë sekretar të KZAZ. Një vecanti që do të jenë dhe juristë", tha Arben Ristani, kreu i KQZ.

KQZ miratoi modelet e 4 fletëve me të cilat do të votojnë shqiptarët. E verdha ne format A4 do të jetë për kandidatët për kryebashkiakë, jeshilja A3 për këshilltarët e bashkisë, ne te cilen nuk do të shënohet koalicioni por vetëm partitë. Ndërsa fletët me ngjyrë rozë dhe gri do të përdoren vetën në Tiranë ku votohet dhe për minibashkitë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›