E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qafë Gjashta”, jepet pretenca për 10 të arrestuarit

Dhjetë të akuzuarit si autorë të masakrës së Qafë Gjashtës janë njohur në seancën e rradhës me kërkesën e prokurorisë për dënimin e tyre.

Prokurori i krimeve të Rënda ka kërkuar në gjykatë 24 vjet burg për Vladimir Sinanin, 21 vjet burg për Nestor Sinanin, 22 vjet burg për Edmond Sejkon, 21 vjet burg për Alqi Pagunin, 20 vjet burg për Eduart Çipën, 23 vjet burg për Mikel Këndezin, 21 vjet burg për Arben Këndezin, 23 vjet burg për Agron Qurkun , 21 vjet burg për Aleko Balajn dhe 20 vjet burg për Ristan Laken.

Ata akuzohen se më 4 mars 1997 në Sarandë kanë vrarë punonjësin e policisë, Gjergji Mehmeti. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës dhe vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës e mbetur në tentative”, të kryera në bashkëpunim.

E ndërsa për pesë për nga 10 të akuzuar masa është dhënë në mungesë pasi nuk janë arrestuar nga policia. Kështu pas përfundtimit të leximit të pretencës në seancën e rradhës do të dëgjohen edhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Pas një maratone të gjatë të seancave gjyqësore të gjyqit të Qafë Gjashtës i cili zhvillohet në gjykatën për krimet e rënda do të mund të marrë me në fund edhe vendimin për të akuzuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›