E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjykata lë në burg 3 autorët e vrasjes së 27-vjeçarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre autorët e vrasjes së 27-vjeçarit Alban Koleci. Trupi gjykues ka marrë masën “arrest me burg” për Ilir Peraj, 41 vjeç, Elis Peraj, 27 vjeç, dhe Elidon Peraj, 23 vjeç të cilët akuzohen për vrasjen e 27-vjeçarit Alban Kolecit dy ditë më parë në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku tre të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta (shkopinj) në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda shtetasve Alban Koleci, 27 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen dje dhe Agostin Gjergjaj, 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›