Vdekja e Emmyt, Gjykata lë në burg Aziz Kelmendin
Arrest me burg ka dhënë gjykata e Tiranës për Aziz Kelmendin, i akuzuar për vrasjen e këngëtares Elsina Hidershaj, ose e njohur ndryshe me emrin Emmy.
Edhe pse avokati i tij ka kërkuar një masë sigurie më të lehtë madje me garanci pasurore, gjyqtarja e gatshme e organin gjykues të kryeqytetit ka rikthyer sërisht në qeli biznesmenin kosovar, i cili ka qenë i pranishëm në seancën e masës së sigurisë.
E ndërsa prokuroria e akuzon për vrasje me dashje të 21-vjeçares nga Skrapari, në dëshminë e tij 47-vjeçari ka pohuar se nuk ka dashur që ta vras. Kelmendi ka pranuar lidhjen 2 vjeçare me këngetarën dhe se tashmë ishte ne proces ndarje. Ai ka pohuar se ka shkuar i shoqëruar me një vajzë tjetër në lokalin e natës ku ndodhej 21-vjeçarja për t`i dhënë një dhuratë.
Teksa ka hapur xhamin e makinës për t`i dhënë dhuratën mes këngëtares dhe shoqërues së tij ka nisur një sherr dhe për këtë arsye biznesmeni ka treguar se për të evituar grindjen ka nisur të largohet me makinë. Por teksa ka lëvizuar automjetin Elsina Hidërshaj, ka qenë e varur te dritarja e makinës dhe më pas ka rënë përtokë.
47-vjeçari në dëshminë e tij ka shpjeguar se pasi kishte shoqëruar në shtëpi vajzën me të cilën ishte ështe rikthyer sërisht në vendin ku kishte aksidentuar vajzën dhe ka pranuar se ka qenë ai që e ka përplasur por pa dashje.
Ndërkohë që prokuroria pretendon se përplasje me makinë e këngëtares ka qenë e qëllimshme dhe për këtë ka kërkuar arrest në burg. Ndërsa avokati i Kelmendit ka kërkuar një masë më të lehtë, madje edhe një garanci pasurore që nuk është pranuar nga gjykata.