E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ka theksuar se është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 

Sipas Interpolit në pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, janë arrestuar Gëzim Muharremi, 43 vjeç, lindur në Urosevac, Kosovë, i cili është shpallur në kërkim nga organet italiane të drejtësisë dhe Wolfgang Manfred Schuster 45 vjeç, lindur në Augsburg, Gjermani, i cili është shpallur në kërkim nga organet austriake të drejtësisë.
 

Ndaj Muharremit Gjykata e Milanos kishte lëshuar një urdhër arresti për kryerjen e veprës penale, "Trafik dhe importim droge" ndërsa për 45-vjeçarin Schuster Gjykata St. Poelten, Austri, ka lëshuar një urdhër arresti për kryerjen e veprës penale, "Mashtrim komercial".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›