Zgjedhjet në Kosovë, Lisien Bashkurti: Impakt për negociatat me Serbinë
Diplomati Lisen Bashkurti nga studiot e ALSAT verejti se keto zgjedhje do te kene lidhje te drejtperdrejte me negociatat e ardhshme. Ai shtoi se nderkombetaret po e ndjekin me interest e madh cdo zhvillim ne Kosove.
“Është folur shumë që këto zgjedhje do të kenë shumë impact për negociatat dhe për rezultatin që do të dalë pas tyre. Këto negociata janë teknike, por jo në çdo rast zgjidhen ne mënyrë teknike. Por jo në çdo rast mund të thuhet që negociatat teknike nuk sjellin impakte politike. Gabime teknike shpien në reperkursione politike dhe në jo pak raste moskonceptimi I qartë, I saktë, vizionar, me strategji të qartë, me një taktikë të zhdërvjelltë dhe profesionale të administrimit të negociatave teknike kanë dhënë produkte gjithaq positive. Për sa kohë Kosova dhe Serbia ka një problem që vazhdon të jetë shqetësimi I Bashkimit Europian, SHBA, KS, NATO-s, kjo do të thote që impakti politik I këtyre zgjedhjeve mbi rezultatin e negociatave do të varet shumë dhe nga mënyra se si faktorët politikë që do të dalin nga këto zgjedhje do të bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar. Unë mendoj se do të vijojë bashkëpunimi I fuqishëm midis tyre” tha Bashkurti.