Debati për të ardhurat në buxhet
Opozita ka kërkuar një parashikim më optimist për të ardhurat e buxhetit. Në diskutimet e draftit në komisionin parlamentar të ekonomisë deputetet të majtë kanë konstatuar se as efektet e paketës fiskale nuk janë përfshirë në nivelet e duhura.
"Si lidhet paketa fiskale me buxhetin, që shifra del 4 miliardë dhe buxheti e ka 2.8? Apo doni që në mes të vitit të provokoni rritje buxheti. Ose të thotë është 2.8 për pesë arsye dhe ne nuk po e paragjykojmë, por nuk mund të thotë eksperti teknik se shifrat dalin 4 milardë, po ne i përfshijmë në 2.8. Jo kështu me buxhetin", tha Arben Malaj, deputet PS.
Pavarësisht qëndrimit opozitar buxheti ka parashikuar efektet për dy ndryshimet në taksën e akcizës së cigareve dhe TVSH e shëndetësisë. Ndërkohë zyrtarët e ministrisë së financave thonë se edhe kontigjencat buxhetore mbështesin parashikimin real të të ardhurave.
"Filozofia që ka ky buxhet është ajo që duhet ta ketë cdo institucion planifikues, është filozofia 'targeto, syno dhe shpreso për më të mirën, por përgatituni njëkohësisht për më të keqen. Por do të thoja që ky buxhet është tejet ambicioz", u shpreh Indrit Lami, drejtor i drejtorisë makroekonomike në MF.
Një debat tjetër i rëndësishëm i zhvilluar në komision ishte edhe rimbursimi i tvsh për bizneset. Zyrtarisht deklarohet se rimbursimi ka rritje të ndjeshme. "Pjesa e rimbursimit të TVSH po jap shifrat që kanë dalë nga administrata tatimore. Për 10-mujorin 2010 janë rimbursuar në total 6.6 miliardë lekë, në krahasim me 10-mujorin e vitit 2009 që ka qenë 3.2 miliardë lekë", tha Ariana Dyrmishi, drejtore e drejtorise fiskale në MF.
Projekt buxheti është diskutuar edhe në komisionin e veprimtarive prodhuese, ku kanë referuar drejtues të ministrisë së ekonomisë dhe ata të bujqësisë. Sipas tyre buxheti i kënaq përgjithësisht kërkesat e dikastereve të tyre.
Adi Darsi