E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet në 11 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton fletën e votimit

KQZ miraton modelin e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare te 11 majit.

Në fletën e votimit do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë, qofshin ata në listë të mbyllur, por edhe në listën e hapur për të cilët mund edhe të votohet.

Në Qarkun e Tiranës, fleta e votimit do të ketë 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm në të gjitha qarqet.

“Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshme, po të ishin me font më të madh do ishte më mirë. Por duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur”, tha Celibashi.

Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit ku Aleanca për Shqipërinë Madhështore u rendit e para, ndërsa socialistëve shorti u dha numrin 5.

Renditja:

  1. PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore
  2. “Lëvizja Bashkë”
  3. “Lëvizja Atdheu”
  4. Koalicioni Euroatlantik
  5. Partia Socialiste
  6. Nisma “Shqipëria Bëhet”
  7. Partia “Aleanca Shqiptare”
  8. Aleanca “Demokracia e Re”
  9. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
  10. Partia Mundësia
  11. PSD

Qarku Berat

Qarku Dibër

Qarku Durrës

Qarku Elbasan

Qarku Fier

Qarku Gjirokastër

Qarku Korçë

Qarku Kukës

Qarku Shkodër

Qarku Tiranë

Qarku Vlorë

Qarku Lezhë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›