Tiranë, dy vetë në pranga për kontrabandë e falsifikim
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar për falsifikim dhe kontrabandë dy persona. Kasem Ksera, kreu i shoqatës "Bujaria Shqiptare", si dhe Mëhill Hasani, anëtar i
Këshillit Bashkiak të Kamzës, sipas policisë janë personat e arrestuar.
Sipas të njëjtit burim ata kanë tentuar të fusnin kontrabandë 180 mijë palë këpucë.
Ata janë shoqëruar në komisariat ku do të merren në pyetje lidhur me akuzat që tashmë rëndojnë mbi ta.
Policia thotë se po vazhdon hetimi rreth çështjes, por pa dhënë të tjera detaje.