E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Berat, voton kandidati i PS Ervin Ceca: Jam i bindur se qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit, Ervin Ceca, ka ushtruar sot të drejtën e votës.

Pas votimit, Ceca u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në mënyrë sa më masive në procesin zgjedhor dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Beratit t’i bashkohen këtij procesi dhe të shprehin vullnetin e tyre. Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur,” deklaroi Ceca.

Ai theksoi se dita e votimit është moment i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit dhe zhvillimin e bashkisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›