Zgjedhjet në Berat, voton kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa: Kam projekte dhe shumë dëshirë të ndryshoj këtë vend

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita ka hedhur votën e tij ndërsa ka dhënë dhe një mesazh për elektoratin.
“Mirënjohje dhe respekt për qytetarët e Beratit. Mirënjohës dhe falenderues.
Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti. Jam shumë i lumtur. I bëj thirrje qytetarëve që të dalin në votime me dashuri, pa problem. Unë sot luftën e kam me shtetin. Ato që më votojnë mua luftën e kanë me shtetin. Ne jetojmë në diktaturë. Shteti po bën shumë gjëra në fshehtësi.
Unë dua t’i jap ngrohtësi këtij qyteti, që qytetari më i thjeshtë të jetë pjesë e punës sime.
Berati është i yni. Ne kemi nevojë për këtë qytet dhe Berati sot duhet të flas dhe të zgjedhë njeriun më të mirë, jo partiak që është marionetë e atij që drejton këtë vend. Unë kam projekte dhe kam shumë dëshirë të ndryshoj këtë vend”, deklaroi ai.
/rtsh.al/