Zgjedhjet në Tepelenë, voton deputeti Tërmet Peçi: Qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje

Deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Pas votimit, Peçi u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e qytetit.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Tepelenës të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje, ku sot përcaktohet drejtimi dhe menaxhimi për qytetin tonë,” deklaroi Peçi.
/rtsh.al/